Pesë të arrestuar për trafikim armësh

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar për trafikim armësh

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, pas hetimeve intensive disa mujore për zbulimin e veprimtarisë kriminale të disa të dyshuarve, sot ka arrestuar pesë të dyshuar, të përfshirë në trafikim me armë.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente është ndërmarrë operacioni policor “TRUDA”, ku janë arrestuar pesë të dyshuar dhe janë bërë kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarve.

Kontrollet janë realizuar në rajonin e Prishtinës, në katër lokacione, dhe në rajonin e Mitrovicës - një lokacion.  Me këtë rast janë arrestuar S. V. (1965), R. V. (1967),  H. A. (1977), S. Sh.(1953) dhe  E. Sh. (1980). 

Si prova materiale janë sekuestruar 5 armë zjarri të vogla, 6 armë me gaz “Ekol” special 99 - kal. 9 mm, 1 pushkë gjysmë-automatike, 3 pushkë gjuetie, 2 pushkë ajrore, 341 fishekë, kalibra të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve,

4 telefona celularë, 6400 euro para kesh, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale,  dy vetura si mjet i kryerjes së veprës penale.

Personat e dyshuar, në bazë të aktvendimit të prokurorit, dërgohen në mbajtje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat