Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, plagosen disa persona

Kronikë e zezë

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, plagosen disa persona

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:35
Fier

Një aksident ku janë plagosur disa persona ka ndodhur ditën e sotme në Qafën e Koshovicës, në Fier.

Mësohet se dy makina janë përplasur duke lënduar disa persona, të cilët janë transportuar në spital.

Gjithashtu për shkak të aksidentit rruga është bllokuar dhe vargu i makinave është disa kilometra i gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat