Hidhet nga lartësia, gjen vdekjen gruaja 42-vjeçare

Kronikë e zezë

Hidhet nga lartësia, gjen vdekjen gruaja 42-vjeçare

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Një grua 42-vjeçare ka gjetur vdekjen në një fshat të Përrenjasit.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se në fshatin Skroskë, Përrenjas, është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen S. K., 42 vjeçe, banuese në fshatin Skroskë. Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se ajo vuante nga çrregullime mendore.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 17. 10. 2018, në fshatin Skroskë, Përrenjas, është hedhur nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen shtetasja S. K., vjeçe 42, banuese në fshatin Skroskë, e cila vuante nga çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat