Një shtëpi mbrëmjen e së enjtes është përfshirë nga një zjarrvënie në lagjen e Doktorëve në Veri të Mitrovicës. Motivet momentalisht janë të panjohura rreth këtij akti, por policia ka konfirmuar se përveç dëmeve materiale nuk ka njerëz të lënduar.
Pamjet e shtëpisë së djegur janë publikuar në Facebook nga miqtë e pronarit të shtëpisë.
Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti tha se nuk ka persona të lënduar dhe janë shënuar vetëm dëme materiale.
Sipas tij, Policia e Kosovës deri më tani ende nuk e ka identifikuar kryesin e kësaj vepre.
“Është zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë Hoti.