Laboratori i heroinës në Has, policia e Kukësit: Kemi zbuluar një godinë

Kronikë e zezë

Laboratori i heroinës në Has, policia e Kukësit: Kemi zbuluar një godinë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:46
Policia e Kukësit

Policia e Kukësit ka reaguar për herë të parë pas lajmit të zbulimit të një laboratori droge në Has.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidroge ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.

Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditët në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin qe zhvillohet ne qarkun e Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat