Konfiskohet armë dhe municion në Pejë, arrestohen disa persona

Kronikë e zezë

Konfiskohet armë dhe municion në Pejë, arrestohen disa persona

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë në bashkëpunim me njësitet tjera dhe qytetarët, gjatë javës së fundit ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për vepra të ndryshme penale si: dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe shtrëngim.

Përmes një komunikate, policia rajonale e Pejës ka njoftuar se në kuadër të operacionit ka konfiskuar këto mjete:

Një (1) armë automatike AK-47, një (1) karikator i zbrazët i së njëjtës armë.

Një(1) revole TT, dy (2) karikatorë dhe 67 copë fishekë të të njëjtës armë.

Një(1) revole TT, një (1) karikator dhe pesë (5) copë fishekë të të njëjtës armë.

Një(1) revole M 57, dy (2) karikatorë dhe 29 copë fishekë të të njëjtës armë.

Dy (2) OC Sprej.

Tri (3) mjete të mprehta (thika të ndryshme).

Ndërsa, sektori i hetimeve nga ky stacion policor – në  vazhdën e punës intensive ka arritur që të zbulojë kryesit e disa veprave penale të vjedhjes të cilët pas një pune operativo-hetimore ka arritur të behët arrestimi i tyre të cilët ishin të dyshuar për vjedhjen e disa telefonave dhe stolive të arit në vlerë prej 4600 eurove.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë e Kosovës, pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat