Hyn ilegalisht nga Serbia me një aparat ‘Pikado’ - Bota Sot
Hyn ilegalisht nga Serbia me një aparat ‘Pikado’

Kronikë e zezë

Hyn ilegalisht nga Serbia me një aparat ‘Pikado’

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:18
Policia e Kosovës

Një person është ndaluar nga policia në fshatin Novosellë të Kamenicës, pasi me veturën e tij, përmes rrugëve alternative kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturën e të dyshuarit është gjetur një aparat “PIKADO”.

Vetura  dhe malli pa dokumentacion është konfiskuar dhe sjellë SPMK- Muçiverc.

Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari është liruar, kurse, vetura dhe malli i konfiskuar dërgohet në terminalin doganor për hetime të mëtutjeshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test