Duke konsumuar detergjent, 34 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Kronikë e zezë

Duke konsumuar detergjent, 34 vjeçarja tenton t’i japë fund jetës

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:49
Ilustrim

Një 34-vjeçare nga Lezha ka tentuar që t’i japë fund jetës duke konsumuar detergjent. Ngjarja në fjalë u regjistrua sot.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se shtetasja me inicialet A.M., është gjetur në banesë nga familjarët e saj, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat