Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq që i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.