Siguria rrugore, Policia arreston 12 persona dhe pezullon 69 leje drejtimi - Bota Sot
Siguria rrugore, Policia arreston 12 persona dhe pezullon 69 leje drejtimi

Kronikë e zezë

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Siguria rrugore, Policia arreston 12 persona dhe pezullon 69 leje drejtimi

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:46
Pamje mbrëmë nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore e Tiranës vijon përgjatë fundjavës kontrollet me drager dhe radare në rrugët interurbane dhe urbane duke shtuar shërbimet policore.

Kontrollet janë në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugorë dhe verifikimit të kundravajtjeve administrative, që janë rrezik për ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e deritanishme, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 9 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të pa pajisur me leje drejtimi.

Po ashtu, janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga të cilat; 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe 30 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë konstatuar dhe ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 7 mjete për xhama të errët. Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete për detyrime administrative të pashlyera, si dhe janë vendosur 121 masa administrative për shkelje të tjera te rregullave të qarkullimit rrugor. /Atsh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test