Vdes një burrë në Bellosicë të Podujevës pasi lëndohet duke prerë dru në pyll

Kronikë e zezë

Vdes një burrë në Bellosicë të Podujevës pasi lëndohet duke prerë dru në pyll

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një burrë nga Bellosica e Podujevës ka ndërruar jetë dje rreth orës 15:00.

Viktima, siç njofton policia ka qenë duke prerë dru në pyll ku dhe ka pësuar aksidentalisht lëndime.

Më pas vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në emergjencën e qytetit në Podujevë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat