Arrestohet i dyshuari për shantazh - Bota Sot
Arrestohet i dyshuari për shantazh

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për shantazh

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Policia raporton se në Mitrovicë ka arrestuar një person si të dyshuar për shantazh.

Sipas Policisë më 18 tetor  është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ’’shantazh’’, ku sipas ankueses viktimës së rastit përmes rrjetit social (Facebook) kishte pranuar mesazhe nga një person i panjohur i cili e kishte shantazhuar. 

Hetuesit policorë në kuadër të hetimeve rajonale nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, pas një hetimi të mirëfilltë mbi dyshime të arsyeshme me datën 22 tetor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin: V. Z. 25 vjeçar.

Ndërsa si prova materiale i është sekuestruar telefoni i cili është përdorur në veprën penale.

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku i dyshuari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes rrjetit social ka shantazhuar viktimën e rastit. 

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të procedohet në Prokurori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...