Aksident me vdekje në Fier, humb jetën një motoçiklist

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Fier, humb jetën një motoçiklist

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një aksident u rëndë ka ndodhur në aksin Fier - Vlorë, pranë fshatit Ferras, ku ka gjetur vdekjen një person që qarkullonte me motoçikletë. Viktima është rreth 45 vjeç me iniciale S.M.

Motoçiklisti u përplas nga një shofer, që humbi kontrollin e makinës së tij dhe e përplasi. Autori i aksidentit quhet Albert Myrtaj, 38 vjeç nga Vlora; ai u arrestua nga Policia.

Policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat