Dyshohet se është rrahur një shqiptar në veri, i merret edhe vetura

Kronikë e zezë

Dyshohet se është rrahur një shqiptar në veri, i merret edhe vetura

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:20
Mitrovicë

Një 28 vjeçar shqiptar me inicialet E.B, dyshohet se është rrahur mbrëmë nga tre persona me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në spital, ndërsa sulmuesit ia kanë marr edhe veturën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në veri të Mitrovicës.

Burime të medias teksa kanë treguar momentin kur mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate tre persona që flisnin në serbishte e kanë rrahur viktimën, ia kanë marr veturën Golf VI, duke e lënë në rrugë dhe në gjendje kritike.

Sipas këtyre burimeve, viktima pas trajtimit mjekësor në jug të Mitrovicës, ka shkuar së bashku me avokatin në stacionin policor në veri, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jap deklaratë.

Media ka provuar të kontaktoj policinë në veri në lidhje me ngjarjen, por pa sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat