Katër persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 2007 monedha metalike nga 5 franga dhe pesë monedha metalike nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.