Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza lidhur me rastet e dhunës në familje

Kronikë e zezë

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 146 aktakuza lidhur me rastet e dhunës në familje

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren-për periudhën janar - shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave. 

Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar - shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza. 

Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje”  “Sulm”  dhe “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtws”.

Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat