Përleshje e sulm me thikë në qendër të Prishtinës

Kronikë e zezë

Përleshje e sulm me thikë në qendër të Prishtinës

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:46
Ilustrim

Një incident ka ndodhur rreth orës 15 në qendër të Prishtinës kur disa persona janë përleshur në rrugë.

Bëhet e ditur se deri te përleshja ka ardhur pas një aksidenti që kishte ndodhur.

Në këtë përleshje, janë përdorur edhe thika.

Njësitet speciale të Policisë janë në vend të ngjarjes duke i dalë në ndihmë policisë së trafikut.

Policia e Kosovës e konfirmoi incidentin. “Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Dritan Hoxha”. Aksidenti ka qenë me dëme materiale. Pas aksidentit dy palët e dy veturave të përfshira në aksident kanë pasur mosmarrëveshje mes veti. Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor njëri nga ta në cilësinë e të dyshuarit pasi që i njëjti me thikë ka kanosur viktimën. Stacioni Qendra është duke u marrë me rastin”, tha për kallxo, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat