Shkodër, aksidentohet një 11-vjeçare

Kronikë e zezë

Shkodër, aksidentohet një 11-vjeçare

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:16
Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë

Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku ka mbetur e plagosur një 11-vjeçare.

Bëhet e ditur se mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi.

Fëmija është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat