Aksident në Korçë, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

Kronikë e zezë

Aksident në Korçë, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:23
Ilustrim

Një 35-vjeçar mbeti plagosur në një aksident rrugor në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku  mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 622 HF me drejtues shtetasin G.H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A.A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punohet për zbardhjen e  rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat