Përmbyset "IFA" e ngarkuar me dru, plagoset pasagjeri 20 vjeçar

Kronikë e zezë

Përmbyset "IFA" e ngarkuar me dru, plagoset pasagjeri 20 vjeçar

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 19:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Një 20 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi mjeti tip "IFA" me të cilën udhëtonte në fshatin Mesmal të Korçës është përmbysur.

Mjeti i ngarkuar me lëndë drusore, drejtohej nga 25 vjeçari me iniciale K.H, vëllai i të plagosurit, N.H.

"Për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve", sqaron policia lokale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aksidentohet mjeti që transportonte lëndë drusore, plagoset 23-vjeçari

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugore Lozhan – Mesmal në Korçë.

Një automjet që po transportonte lëndë drusore është aksidentuar e për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 23-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se personi i plagosur është shtetasi Niko Hysollari, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat