Leposaviq: Gjendet një person i vdekur në hekurudhë

Kronikë e zezë

Leposaviq: Gjendet një person i vdekur në hekurudhë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:30
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

Një person është gjetur pa shenja jete në hekurudhë në Leposaviq. Siç njofton Policia, një person kishte njoftuar se e ka parë një trup të shtrirë në hekurudhë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

“Një mashkull K/Serb ka informuar se skaj hekurudhës kishte vërejtur  një person të shtrirë në tokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësiti policor dhe ekipi mjekësorë, të cilët kanë  konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në  Institutin e  Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat