Një tentativë për grabitje ka përfunduar në dhunë fizike ndaj hajdutit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, në njësinë administrative Sukth.
Shqiptarja ka mësuar se një 30-vjeçar ka tentuar të vjedhë një dyqan ushqimor, por është pikasur nga njëri prej të afërmve të pronarit të dyqanit. I afërmi i pronarit, ka marrë një shkop dhe ka hyrë brenda në dyqan dhe i është sulur grabitësit duke e qëlluar.
Nga përleshja, hajduti ka pësuar plagë serioze në kokë dhe në trup. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërkohë që hajduti ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.