Futet për të vjedhur, nipi i pronarit e qëllon për ta vrarë - Bota Sot
Futet për të vjedhur, nipi i pronarit e qëllon për ta vrarë

Kronikë e zezë

Futet për të vjedhur, nipi i pronarit e qëllon për ta vrarë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:54
Policia e Durrësit informon se autori, Skënder Lisaku 25 vjeç, është arrestuar,

Kishte hyrë për të vjedhur në një lokal, por për pak përfundoi i vrarë.

Në fshatin Jubë të Durrësit, gjatë natës së shkuar, një 25-vjeçar ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë me dru personin që kishte hyrë për të vjedhur në lokalin e dajës së tij.

Policia e Durrësit informon se autori, Skënder Lisaku 25 vjeç, është arrestuar, ndërsa personi që përfundoi me plagë të rënda, 39-vjeçari me inicialet F. K., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Në ngarkim të këtij të fundit rëndon dhe akuza e vjedhjes.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Skënder Lisaku 25 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit F.K. 39 vjeç.

Në fshatin Jubë, shtetasi Skënder Lisaku ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) shtetasin F. K. i cili ishte futur, për të vjedhur lokalin e dajës së tij, shtetasit A.V.

Shtetasi F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit S.Lisaku dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit F.K.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat