Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:13
Foto

Sot rreth orës 15:00 një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën midis Qafës së Duhlës dhe Suharekës.

Policia e ka konfirmuar rastin për Klan Kosova dhe ka bërë të ditur se një vozitëse është vetë-aksidentuar pasi që ka humbur kontrollin mbi makinë dhe si pasojë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 15:00, në autostradë, rajoni i Prizrenit, është raportuar rasti ku ka qenë e përfshirë vetëm një automjet dhe dyshohet se vozitësja ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetë-aksidentuar. Njësitet kompetente janë marrë me rastin ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat