Arrestohet shtetasi nga Kosova në Mal të Zi nën dyshimet se kërcënoi një prift

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Mal të Zi nën dyshimet se kërcënoi një prift

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:54
Foto ilustruse

Një shqiptar nga Kosova me inicialet E.T. është arrestuar në Ulqin nën dyshimet se ka kërcënuar një prift.

Siç raportojnë mediat malazeze kosovari është prezantuar si pronar i një furre të Ulqinit duke kërkuar para.

Pas një reagimi negativ nga ana e priftit raportohet se kanë pasuar kërcënimet e drejtpërdrejta që gjë më pas prifti e informoi policinë.

Kosovari me inicialet E.T akuzohet për veprën  penale të rrezikut të sigurisë dhe rasti do të transferohet tek autoritetet gjyqësore në Kosovë”,

Të dyshuarit për sulmin ndaj priftit i është ndaluar hyrja për një kohë të caktuar në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat