Operohet i akuzuari, dështon seanca në rastin e shënjestruar për liberalizimin e vizave

Kronikë e zezë

Operohet i akuzuari, dështon seanca në rastin e shënjestruar për liberalizimin e vizave

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 14:48
Gjykimi i te akuzuarve per kontrabandim te naftes

Mungesa e të pandehurit Shkëlqim Jusaj ka qenë arsyeja e shtyrjes së gjykimi ndaj të akuzuarve për kontrabandimin e 52 ngarkesave të derivateve të naftës nga Serbia në Kosovë.

Përmes një raporti të specializuar të “ Eye Hospital “ të datës 27 tetor, të cilën avokati Florim Lata ia ka dorëzuar trupit gjykues me kryetar Beqir Halili dhe anëtarët Burim Ademi e Avni Mehmeti, ka njoftuar se i pandehuri Shkëlqim Jusaj ishte operuar.

Meqenëse nuk ishte prezent i akuzuari Jusaj nuk u plotësuan kushtet ligjore që të mbahet ky shqyrtim gjyqësor, shkruan kallxo.

I pranishëm në seancë ishte prokurori special Atdhe Dema si dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë së bashku me mbrojtësit e tyre.

Ky është njëri nga rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave që gjendet në Gjykatën e Mitrovicës, kurse për shkak të mungesës se të akuzuarit Shkëlqim Jusaj ishte shtyer edhe seanca e cila ishte paraparë të mbahej me 13 prill të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat