Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një 23 vjeçar

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një 23 vjeçar

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:53
Ilustrim

Një 23-vjeçar ka mbetur i lënduar pas disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rasti ka të bëjë me vrasje në tentativë.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për te shtëna me arme zjarri ne rrugën “Asllan Pireva” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se behet fjale për vrasje ne tentative, ku  viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marre lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe qe hetuesit policor janë duke punuar ne identifikimin dhe lokalizimin e personave te dyshuar”, ka bërë të ditur Ahmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat