Suharekë: Provoi të mashtrojë policinë duke inskenuar rastin e grabitjes

Kronikë e zezë

Suharekë: Provoi të mashtrojë policinë duke inskenuar rastin e grabitjes

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një person nga Suhareka ka provuar të mashtrojë policinë, kur më 29.10.2018 kishte raportuar për Grabitje të Armatosur duke thënë se i ishin grabitur 1600 euro.

Sektori i Hetimeve në stacionin policor në këtë qytet pas punës intensive ka zbuluar se i dyshuari ka inskenuar rastin për shkak të një borgji që kishte.

Personi pasi që është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar veprën dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat