Sulmohen policët në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Sulmohen policët në Fushë-Kosovë

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Një incident mes disa personave dhe zyrtarëve policorë ka ndodhur në orët e mbrëmjes.

Incidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Sipas zëdhënësit, rreth orës 19:40, derisa patrulla e Policisë ishte duke u marrë me një rast të aksidentit të trafikut, persona të përfshirë në aksident kanë sulmuar disa zyrtarë policorë.

“Njësitet policore me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e përfshirë në rast i kanë dërguar në mbajtje. Për informacione shtesë mund të ju informojmë pas përfundimit të procedurave policore”, ka thënë Baki Kelani për kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat