Dy të arrestuar për vjedhje në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për vjedhje në Mitrovicë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në tri raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve’ dhe ‘vjedhje në tentativë’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.

Është bërë po ashtu grumbullimi dhe verifikimi i informatave dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 31 tetor, hetuesit kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: S. R., 50 vjeç dhe G. K., 64 vjeç, shtetas të Kosovës.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të Shtetit të dyshuarit S. R., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë G. K., është liruar për në procedim të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat