Policia në Mitrovicë arreston dy persona, dyshohen për vepra të ndryshme penale

Kronikë e zezë

Policia në Mitrovicë arreston dy persona, dyshohen për vepra të ndryshme penale

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:52
Foto

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve në tentativë”, 

“Hetuesit policorë pas një pune intensive, kanë arritur që të bëjnë grumbullimin dhe verifikimin e informatave dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 31 tetor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: S. R., 50 vjeç dhe G. K., 64 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës”, bën të ditur Policia.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të Shtetit të dyshuarit S. R., 50 vjeç, i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i dytë G. K., 64 vjeç është liruar për në procedim të rregullt./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat