Tentim vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Gjakovë

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Një i dyshuar nga Gjakova që gjendet në arrati raportohet se fillimisht ka sulmuar dhe rrahur viktimën e më pas ka shkuar në shtëpinë e tij me qëllim të sqarimit të situatës së krijuar me babain e tij.

Gjatë fjalosjes eskalon situata ku i dyshuari e gjuan me një plumb nga revolja  viktimën. Viktima e plagosur me armë zjarri është hospitalizuar në spitalin rajonal të Gjakovës, është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 7.65 mm. 

Po ashtu është bastisur-kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar armë e zjarrit-revole e llojit Valter e përdorur në rast, me një karikator dhe 6 fishekë kal. 7.65mm. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat