Pas aksidentit me kamionetë vdes një person në Malishevë

Kronikë e zezë

Pas aksidentit me kamionetë vdes një person në Malishevë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Pastiden e së enjtes një person i moshës 70 vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës.

Sipas policisë vuktima dyshohet se dyshohet se derisa dy persona të tjerë, dëshmitarë në këtë rast, po ngarkonin një mjet pune në kamionetë në një vendpunishte, viktima me qëllim të ndihmon ata ishte ngjitur mbi rimorkio, kur papritmas kamioneta kishte nisur të lëvizë përpara vetetiu.

Dy dëshmitarët kishin arritur të kërcenin nga rimorkio, ndërsa viktima kishte mbetur në rimorkio dhe pas përplasjes së saj i njëjti ka humbur jetën.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rasti po hetohet nga sektori rajonal për hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat