Policia kap në flagrancë një 29-vjeçar të dehur, apel qytetarëve

Kronikë e zezë

Policia kap në flagrancë një 29-vjeçar të dehur, apel qytetarëve

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 08:12
Policia Rrugore e Tiranës

Një 29-vjeçar është ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës në orët e para të mëngjesit, pasi po drejtonte mjetin me shpejtësi dhe në gjendje të dehur. Policia bën të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet H.M.

I riu rezultoi nga testi i parë i bërë me sasinë e alkoolit 0.62 mg/l, ndërsa nga testi i dytë me 0.59 mg/l.

Policia Rrugore i bën thirrje qytetarëve që të mos shpejtojnë, pasi radari funksionon në çdo rrugë të kryeqytetit.

“Mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se Drageri me policin rrugor është në çdo rrugë të Tiranës”, apelon Policia duke shtuar se mjetet e transportit publik janë zgjidhja më e mirë në rast se drejtuesit e mjetit dëshirojnë të konsumojnë alkool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat