Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën një person

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Kraps.

Mësohet se një mjet tip furgon që vinte nga Ballshi është përplasur me një tjetër mjet i cili ndodhej anës rrugës i parkuar.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i furgonit, Shefqet Kasa, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

"Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10 , në vendin e quajtur "Kraps", shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.K. Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier" njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat