Në Tiranë, vajza rreh nënën, babai djalin

Kronikë e zezë

Në Tiranë, vajza rreh nënën, babai djalin

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Dy raste të veçanta dhune në familje,kanë për protagonist prindërit dhe fëmijët e tyre.

Ndërsa në njërin rast, është vajza që ka dhunuar fizikisht nënën e saj, në rastin tjetër, babai nuk ia krusme dhunën fizike, djalit të tij të mitur.

Për të dy rastet, Policia vendore bën të ditur se materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02. 11. 2018, plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V. Z., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi e bija A. S,, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02. 11 .2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, në banesë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjike djalin e mitur, 15 vjeç. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat