Arrestohen 10 persona për lojëra bixhozi

Kronikë e zezë

Arrestohen 10 persona për lojëra bixhozi

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Ferizaj, pasi dyshohet se të njëjtit bënin organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në një lokal të paregjistruar ku dyshohej se kryheshin veprime të paligjshme, policia ka hasur në 10 persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 ?ipa në vlera të ndryshme, të cilët i kanë përdorur për të luajtur, si dhe shuma prej 1290 eurosh.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat