U mbyt në lumë, polumbarët e RENEA-s kërkojnë trupin e 59 vjeçares

Kronikë e zezë

U mbyt në lumë, polumbarët e RENEA-s kërkojnë trupin e 59 vjeçares

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:47
Lumi Vjosa

Polumbarët e forcave RENEA nga Tirana kanë mbërritur në fshatin Ferras në kërkim të trupit të 59 vjeçares Manushaqe Nexhipi.

Polumbarët po kërkojnë në thellësi të lumit Vjosë në kërkim të trupit të pajetë të së ndjerës, e cila sipas familjarëve ka rënë në ujë mbrëmjen e së premtes.

Sipas familjareve, gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.

Fillimisht familjaret kërkuan vete me varka e mjete rrethanore, ndërsa më pas  kërkuan ndihmën e policisë dhe polumbarëve.

Nëpërmjet medias ata i ben apel institucioneve të ndërhyjnë për të gjetur trupin e gruas, nënë e dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat