Në fshatin Shaptej të Deçanit një person ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 13 vrima në çatinë e shtëpisë së ankuesit, ndërsa diku rreth 100 metra nga shtëpia janë gjetur dhe konfiskuar 17 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar