Rrahje pas mosmarrëveshjes me pagesën për punët e kryera

Kronikë e zezë

Rrahje pas mosmarrëveshjes me pagesën për punët e kryera

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një rrahje në mes tre personave ka ndodhur në fshatin Breznë të Dragashit, pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën për punën e kryer.

Si pasojë e lëndimeve tre personat e dyshuar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Prizren, ku njëri prej tyre është hospitalizuar, kurse dy të dyshuarit e tjerë janë liruar. Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat