Aksident në Gërmi, një grua goditet nga vetura

Kronikë e zezë

Aksident në Gërmi, një grua goditet nga vetura

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur afër Gërmisë, më saktësisht te shkolla normale “Gjin Gazulli".

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, e ka konfirmuar lajmin dhe ka thënë se nga ky aksident është lënduar një grua 52 vjeçare.

“Aksidentin e ka shkaktuar një veturë Golf 5. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin në veturë, ka goditur gruan e më pas edhe tri vetura tjera. Gruaja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dëme materiale kanë marrë edhe tri veturat e përfshira”, tha ai.

Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar për ktv edhe dr. Agron Çitaku, mjeku kujdestar në Emergjencë, i cili ka thënë se gruaja është duke u trajtuar aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat