Policia e Elbasanit ka arrstura një shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë, Vjedhje, Shkatërrimi i pronës dhe mosbindjen ndaj urdhërit të punonjësit të policisë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me Burg” për veprat penale të lartëpërmendura.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim shtetasin:
Thanas Beko, 32 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan.
Pas informacioneve të marra nga Seksioni i Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me Burg” për veprat penale të lartëpërmendura.
Po kështu nga veprimet hetimore dhe operative rezulton se ky shtetas është i dyshuar edhe për disa vjedhje dhe konkretisht:
Më datë 07.02.2018, në lagjen “Shenkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases S. Z.,
Më datë 02.05.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases M. S.,
Më datë 30.10.2018, në lagjen ” Shënkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases L. N.