Dorëzohet në polici i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dorëzohet në polici i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë- Depatamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar një rast të cilësuar si tentim vrasje.

Rasti ka ndodhur me 31.10.2018, në fshatin Dujakë-Komuna e Gjakovës, ku i pandehuri A.J., pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin S.A., nga fshati Dujakë,  me  dashje ka tentuar ta privojë nga jeta.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A.

Sipas kumtesës për media, i pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, duke u vetë paraqitur në polici në mënyrë vullnetare me 05.11.2018.

Prokuroria Themelore në Gjakovë pas marrjes së kallximit penal dhe analizimit të tij, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në  afat prej një muaji ndaj të pandehurit A.J., ku të  njëjtit i është shqiptuar kjo masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat