Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje si dhe i arratisuri nga burgu

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje si dhe i arratisuri nga burgu

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Policia në Vushtrri ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë sot dy persona të dyshuar për veprat penale ‘tentim vrasje’ dhe ‘arratisje e personit të privuar nga liria’.

 Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar, ku fillimisht tek i dyshuari L. B., 18 vjeçar, , është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë.

I njëjti ishte në kërkim nga Policia si i dyshuar për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ndodhur javë më parë në Mitrovicë.

Ndërsa i arrestuari tjetër L. L., 20 vjeçar, i arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ishte person i shpallur në kërkim. I dyshuari iu është dorëzuar Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prishtinës.

Ndërsa ndaj të dyshuarit L. B., pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat