Arrestohen dy persona të përfshirë në 16 vjedhje në rajonin e Podujevës - Bota Sot
Arrestohen dy persona të përfshirë në 16 vjedhje në rajonin e Podujevës

Kronikë e zezë

E shtunë, 17 nëntor 2018

Arrestohen dy persona të përfshirë në 16 vjedhje në rajonin e Podujevës

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia në rajonin e Podujevës të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Sipas policisë rastet kanë ndodhur në fshatrat e Komunës së Podujevës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë të dyshuarit, K. G, 18 vjeçar, i cili dyshohet për tetë vjedhje të raportuara dhe K. A, 17 vjeçar, i dyshuar pa ashtu për tetë vjedhje të raportuara.

Tutje, policia ka njoftuar se në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç ‘rast kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe një sasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test