Policia mbyll dy lokale të natës në fshatrat e Drenasit - Bota Sot
Policia mbyll dy lokale të natës në fshatrat e Drenasit

Kronikë e zezë

Policia mbyll dy lokale të natës në fshatrat e Drenasit

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Policia e Kosovës ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.

Sipas Policisë, plani operativ ka qenë me 9 dhe 10 nëntor, ku ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal. 

“Janë kontrolluar dy lokale, një në Komoran-Drenas dhe një në fshatin Orllat-Drenas. Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të R.se Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të R. Kosovës. Shtetaseve të huaja iu janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm. Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit  6.35, si dhe një karikator me tre fishek. Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.

Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test