Durrës, digjen dy makina gjatë natës

Kronikë e zezë

Durrës, digjen dy makina gjatë natës

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:13

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit, ndërsa shkaqet e ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Sipas informacioneve mësohet se makinat e djegura janë një Benz me targa AA 432 PL dhe një Benz me targa AA 581 JJ.

Ngjarja ka ndodhur pak orë pas mesnatës në një rrugë afër kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të djegies së këtyre dy mjeteve, por paraprakisht dyshohet se mund të jetë një zjarr vënie e qëllimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat