Aksident në Zabel të Ulët, vdes një i ri

Kronikë e zezë

Aksident në Zabel të Ulët, vdes një i ri

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:03
Foto nga aksidenti

Në pasditën e sotme, në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Zebel i Ulët, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Sipas burimeve të KosovaPress-it, një i ri ka vdekur si shkak i këtij aksidenti.

Sipas këtyre burimeve viktima ka qenë duke drejtuar një motocikletë.

Një gjë të tillë ka pohuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një përgjigje për KosovaPress.

“Rreth orës 14:30 në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident  me fatalitet. Të përfshira një motocikletë dhe një veturë Golf 4”, tha Kelani.

Mes tjerash, ai ka njoftuar se  njësitë policore, pas njoftimit  kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat