?Policia kufitare perëndimore në Maqedoni ka sekuestruar ditën e sotme rreth 60 kg lëndë narkotike.
Lënda narkotike është e tipit marihuanë dhe sipas informacioneve është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.
Një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohe që vazhdon ndjekja për disa prej tyre. Operacioni është në vijim e sipër nga Qendra ePolicisë Kufitare në Perëndim, shkruan alsat.
Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk zbulohen emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.