Kapet lushnjari që shiste kokainë - Bota Sot
Kapet lushnjari që shiste kokainë

Kronikë e zezë

Kapet lushnjari që shiste kokainë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Aksioni i policisëe me kontrolle në lokalet e Lushnjës dhe automjetet që qarakullojnë në këtë zonë ka rezultuar i suksesshëm.

Eshtë goditur një rast i shperndarjes së lëndëve narkotike dhe është arrestuar një përson pasi në makinen e tij u gjetën 15 doza kokaine.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve".

Godet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Kontrolle nga policia e Lushnjes dhe FNSH në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.

Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagracë një shpërndarës të drogave të forta.

Sekuestrohen 15 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike si dhe u procedua penalisht pasagjeri që ishte në automjet me të, shtetasi L.A, 27 vjeç, banues në Lushnje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Sebastian Haliti, 24 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi Sebastian Haliti, në kroskotin e tij, u gjendën dhe sekuestruan 15 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Gjithashtu nga verifikimi që i është bërë automjetit tip Mercedes-Benz, dyshohet se ky automjet mund të jetë i vjedhur dhe trafikuar.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test